Flash News

E-TJERA

Moti i keq pezullon lundrimin e mjeteve të vogla në Vlorë

Moti i keq pezullon lundrimin e mjeteve të vogla në Vlorë

Moti i keq në Vlorë ka pezulluar lundrimin mjeteve të vogla në det deri më datë 28 dhjetor. Përjashtim nga pezullimi, bëjnë vetëm tragetet.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime dhe mund të vijojë aktivitetin normalisht. Aktiviteti i mjeteve të vogla të lundrimit dhe peshkimit do të nisë pas datës 28 dhjetor.

"Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 26-27.12.2021 në drejtimin  Jug-JugLindje  në  forcën  4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit  të  Vlorës dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

2. Është  ndaluar dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese ,  anijeve të  peshkimit  që  operojnë  jashtë  gjirit të  Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin  e  tyre.

3. Me kushtet hidrometeorologjike te parashikuara, trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore nuk ka pezullime për kryerjen e aktivitetit.

4. Përkeqësimi i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  28.12.2021/06:00", thuhet në njoftim.

Të fundit