Flash News

E-TJERA

Moti i keq, Policia e Shtetit: Kujdes shpejtësinë, vendosni rripin, mos bëni parakalime dhe mbani jelek fosforoshent!

Moti i keq, Policia e Shtetit: Kujdes shpejtësinë, vendosni rripin,

Policia e Shtetit ka reaguar për situatën e motit të keq dhe kushteve të rrugëve kombëtare dhe dytësore në të gjithë vendin, duke këshilluar drejtuesit dhe udhëtarët që të jenë të kujdesshëm.

Këshillohet kujdes maksimal me shpejtësinë, pasi ka prezencë uji në disa qarqe të vendit, respektim i sinjalistikës dhe dhënia përparësi këmbësorëve, mospërdorimi i telefonit dhe vendosja e rripit të sigurimit.

Gjithashtu moskryerja e parakalimeve të gabuara që mund të sjellin aksidente, teksa këshillohen përdoruesit e monopatinave, motorëve apo biçikletave që të përdorin veshje fosforeshente.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për

-Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës

-Moderoni shpejtësinë, pasi në  disa akse rrugore ka prezencë të  ujit

-Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore

-Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit

-Mos kryeni parakalime të gabuar

-Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugor

-Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin

Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik. Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112".

Të fundit