Flash News

E-TJERA

Moti i keq, Porti i Durrësit anulon lundrimet

Moti i keq, Porti i Durrësit anulon lundrimet
Pas Portit të Vlorës edhe Porti i Durrësit ka njoftuar se si pasojë e motit kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjellas.

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024. Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme”, lexohet në njoftimin e Portit të Durrësit

Të fundit