Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Qarku i Koçës dhe Dibrës probleme me energjinë elektrike, akset ku kalohet vetëm me zinxhirë

Moti i keq/ Qarku i Koçës dhe Dibrës probleme me energjinë
Foto ilustruese

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës në zonat malore të vendit, duke shkaktuar probleme në qarkullim. Qarku i Korçës dhe ai i Dibrës kanë pasur problematika nga moti i keq. Në zonën e Korçës trashësia e borës ka arritur deri në 25 cm, ndërsa në të Dibrës deri në 60 cm.

Në këto qarqe ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Autoriteti Rrugor ka dalë me një njoftim për situatën në disa akse. Sipas ARRSH-së, në rajonin jugor ka përmirësim të situatës dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

Gjithashtu shton se në rajonin qendror nuk ka probleme me qarkullimin, ndërsa rekomandon që drejtuesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

ARRSH thekson se në rajonin verior, reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë. Në akset, Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi mund të kalohet vetëm me zinxhirë.

Të fundit