Flash News

E-TJERA

Moti i keq rikthen problematikat në vend/ 1480 ha nën ujë dhe rrugë të bllokuara, si paraqitet situata

Moti i keq rikthen problematikat në vend/ 1480 ha nën ujë dhe
Foto ilustruese

Në Shkodër vijojnë problematikat si pasojë e motit të keq. Bashkia e këtij qyteti bëri me dije se janë 1350 hektarë tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj dhe Pentar.

Ndërkohë disa rrugë janë të bllokuara, pasi ka prezencë të ujit. Bashkia e Shkodrës bën me dije se energjia elektrike është me shkëputje. Gjithashtu thekson se nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Reshjet e shiut kanë sjellë problem edhe në qarkun e Elbasanit, ku ka pasur prani të inerteve, gurëve e aluvioneve në shume prej akseve rrugore si dhe disa shembje në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë dhe Kryq Shirgjan-Llixhë. Në disa njësi administrative ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Lumi Ishëm ka dalë sërish nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në fshatrat Murqinë, Mallkuç. Disa banesa janë rrethuar nga uji dhe disa rrugë të bllokuara.

Reshjet e shiut kanë risjellë përmbytje edhe në Lezhë, ku rreth 130 ha tokë bujqësore janë nën ujë.

Të fundit