Flash News

E-TJERA

Moti i keq, rrëfen biologia e bllokuar 17 orë në autobus: Policia na thoshte ‘prisni në kafe’, borëpastruesja erdhi në mëngjes

Moti i keq, rrëfen biologia e bllokuar 17 orë në autobus: Policia

Në një lidhje me Skype për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, biologia Aurora Piovri tregoi kalvarin e saj me bllokimin për 17 orë pranë Shkodrës në një autobuz.

Piovri: Unë kam qenë me autobusin e Tiranë-Shkodër në orën 4 dhe kemi qenë në orën 5 në autostradë, pranë Tales dhe aty jemi bllokuar. Nga ora 5 e pasdites, pavarësisht telefonatave që u kemi bërë policisë, na ka bërë përshtypje se na dhanë përgjigje duke na thënë të gjejmë një kafe të prisnim.

Kemi bërë telefonata deri në 1 të natës. Në orës 7 të mëngjesit më është fikur edhe telefoni. Nga ora 1-4 të mëngjesit nuk kemi pasur asnjë polic dhe asnjë fadromë. Në mëngjes pastaj ka ardhur një borëpastruese. Nuk jemi lejuar as për nevoje personale për 17 orë pasi nuk lejohej që të dilnim jashtë. Është turp që të thotë policia që të gjejmë një kafe dhe të ulemi.

Të fundit