Flash News

E-TJERA

Moti i keq shënon viktimën e parë, ndërron jetë 26-vjeçari në Kuçovë

Moti i keq shënon viktimën e parë, ndërron jetë

Moti i keq që ka mbërthyer vendin ka shënuar edhe viktimën e parë. Një 26-vjeçar nga Kuçova, ndërroi jetë pasi pasditen e djeshme u rrëzua nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës së fortë.

Majkëll Vrapi ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor. Rënia nga lartësia i shkaktoi fraktura dhe shembje në trup.

Ndërkohë, nga stuhia e fortë, një depozitë uji u shkëput nga çatia dhe zuri poshtë një vajze 17 vjeç, e cila  ishte duke kaluar në rrugë.

Ajo është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse me fraktura dhe plagë të shumta.

Të fundit