Flash News

E-TJERA

Moti i keq shkakton rënie gurësh e inertesh, problematika në disa akse rrugore

Moti i keq shkakton rënie gurësh e inertesh, problematika në disa

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa akse rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh, drurë, materiale e inerte.

Akset rrugore me problematika janë: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

ARRSH bën me dije se aktualisht të gjitha akset janë të kalueshme, ndërsa iu bën thirrje drejtuesëve të mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Të fundit