Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Situata problematike në Tropojë dhe Vaun e Dejës, bllokohen 7 familje

Moti i keq/ Situata problematike në Tropojë dhe Vaun e Dejës,

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika të shumta. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë krijuar probleme në 3 qarqe të vendit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në bashkinë e Tropojës reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore, banesa dhe toka bujqësore.

Në segmente të caktuara ka shembje dhe gërryerje, ndërsa rezervuarët janë në kuotat maksimale. Në fshatin Lumi janë bllokuar 7 familje. Gjithashtu janë dëmtuar disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Bushtricë.

Dëme ka edhe në bagëti. Gjithashtu ka pasur ndërprerje të energjisë në njësitë administrative Llugaj, Bytyç Margegaj.

Ndërsa në bashkinë Vau i Dejës, Shkodër ka prezencë të ujit si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet: Lisen, Mllojë dhe Dejë. Gjithashtu po punohet për normalizimin e kalueshmërisë së mjeteve në aksin e bllokuar Tamarë-Vukël dhe Vermosh, në Malësi të Madhe si dhe në aksin rrugor Qafë mali- Fierzë.

Të fundit