Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Trashësia e borës shkon deri në 30 cm në qarkun e Kukësit, disa zona pa energji elektrike

Moti i keq/ Trashësia e borës shkon deri në 30 cm në qarkun
Foto ilustruese

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë vendin orët e fundit.

Bora ka rënë me intensitet gjatë natës, kryesisht në zonën verilindore. Në qarkun e Kukësit trashësia e saj shkon deri në 15-30 cm.

Ndërkohë, disa zona sipas prefekturës janë aktualisht pa energji elektrike.

I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe  Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.

Furnizohet me energji elektrike pjesërisht qyteti i Kukësit dhe Nj Adm Zapod.

Furnizohet normalisht qyteti Krumës dhe i B.Currit. E gjithë pjesa tjetër e Qarkut nuk furnizohet për momentin me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal”, - njofton prefektura.



Të fundit