All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Moti i keq/ Turisti kosovar bllokohet nga dëbora në bjeshkët e Doberdollit

All - Paragraf - 1

Moti i keq/ Turisti kosovar bllokohet nga dëbora në bjeshkët e

Policia e Tropojës në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, i ka ardhur në ndihmë një turisti në bjeshkët e Doberdollit.

All - Paragraf - 3

Ai kishte mbetur i bllokuar në nje terren të mbuluar me dëborë dhe tejet të thepisur .

Sipas policisë, Emergjencat Civile të Kosovës, rreth orës 11:00 kanë njoftuar se 3 turistë nga Kosova duke eksploruar alpet e Valbonës me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura Pokanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar.

Njoftimi i policisë

Kishte mbetur i bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës, i japin ndihmë turistit.

Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 turistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Të fundit