Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Uji përmbyt rrugët në Durrës dhe Velipojë, mbi 20 fshatra pa drita në Lezhë e Tropojë

Moti i keq/ Uji përmbyt rrugët në Durrës dhe Velipojë,

Moti i keq i shoqëruar me reshje intensive prej disa ditësh në të gjithë vendin dhe erë të fortë në disa zona ka shkaktuar probleme dhe përmbytje rrugësh.

Në Durrës për shkak të shirave të vazhdueshëm janë përmbytur rrugët në qytet, duke krijuar kaos dhe trafik të rënduar të automjeteve.

Moti i keq/ Uji përmbyt rrugët në Durrës dhe Velipojë,
Foto nga Durresi

Po ashtu, uji ka vërshuar edhe në katet e para të disa banesave dhe bizneseve në zonën bregdetare të Velipojës.

Ndërkohë, për shkak të shirave shoqëruar me erë të fortë 20 fshatra të Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike. Bëhet fjalë për zona në Njësitë Administrative Kallmet, Balldren e Kolsh.

Probleme me energjinë elektrike ka edhe në Tropojë. Fshatrat Valbonë, Berbat, Kerrnajë e Myhejan kane katër ditë pa energji elektrike.

Të fundit