Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Uji ‘pushton’ rrugët në Lezhë, përmbyten oborrët e shkollave

Moti i keq/ Uji ‘pushton’ rrugët në Lezhë,

Reshjet e dendura të shiu kanë shkaktuar problematika në Lezhë. Disa prej rrugëve janë përmbytur, ndërsa ka prezencë uji në lagje.

Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe uji ka dalë në sipërfaqe.

Situata më problematike paraqitet në lagjen ‘Besëlidhje’, ku përmbytja ka vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Gjithashtu janë përmbytur edhe oborret e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja”, duke bërë që nxënësit dhe mësuesit të mos hyjnë dot në klasë.

Për këtë arsye është pezulluar mësimi për ditën e sotme. Ndërkohë që prej mbrëmjes të së martës kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve.

Të fundit