Flash News

E-TJERA

Moti/ Mbizotërojnë kthjellimet, por temperaturat ulen sërish

Moti/ Mbizotërojnë kthjellimet, por temperaturat ulen sërish

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, pasi pasdite pritet largim i tyre.

Këto kushte atmosferike të motit diktohen nga zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Adriatikut që ndikojnë dhe në territorin shqiptar.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.

Të fundit