Flash News

E-TJERA

Moti “merr kthesë”/ Reshje deri në shtrëngata, si do të jetë moti këtë javë

Moti “merr kthesë”/ Reshje deri në shtrëngata, si do

Pas disa ditësh të nxehta dhe me diell, moti do të shënojë një kthesë këtë javë. Pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe reshje në formën e stuhive.

Të hënën parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në të dendura. Në relievet malore në lindje priten reshje shiu në formen e shtrëngatave.

Po të njëjtat kushte atmosferike priten edhe ditën e martë. Duke filluar nga e mërkura deri në fund të javës pritet përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike.

Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë. Për këto tre ditë parashikohet rënie e temperaturave ndërsa i nxehti afrikan do të tërhiqet nga vendi për pak ditë.

Moti “merr kthesë”/ Reshje deri në shtrëngata, si do

Të fundit