Flash News

E-TJERA

Moti në fundjavë/ Temperaturat nuk do të shkojnë më shumë se 36 °C, çfarë thotë sinoptikania për reshjet

Moti në fundjavë/ Temperaturat nuk do të shkojnë më

Dita e sotme solli rënie të temperaturave, por fundjava parshikohet me mot të kthjellët dhe pa reshje. Kështu tha për "News 24" sinoptikania Lajda Porja, e cila shtoi se fuqia e erës pritet të dobësohet.

“Reshje në territor nuk ka pasur dhe nuk parashikohet të ketë. Vetem disa reshje të izoluara. Era është kryesisht e lehtë dhe mesatare. Presim lajme të mira pasi fundjava parashikon dobësim të erës. Fundjava do të jetë e qëndrueshme dhe me mot të kthjellët pa reshje”, u shpreh sinoptikania.

Kjo e fundit foli dhe për temperaturat, ku theksoi se në fundjavë pritet një rritje e lehtë nga 33-36 °C. Porja shtoi se Shqipëria ka mbetur jashtë valës së nxehtë dhe se java që vjen do të jetë midis këtyre temperaturave, që krahësuar me ditët që lamë pas, janë ulur ndjeshëm.

“Kemi pasur një rënie të ndjeshme  të temperaturave. Në fundjave pritet edhe një rritje e lehtë nga 33-36 gradë. Vranësirat që janë parë në vend kanë qenë vranësira nga tymi i Saharasë i bashkuar me tymin e zjarreve. Nuk janë vranësira që shkaktojnë reshje”, u shpreh ajo.

Të fundit