Flash News

E-TJERA

Moti në fundjavë/ Temperaturat zbresin në 32 °C, zonat ku do të ketë reshje shiu

Moti në fundjavë/ Temperaturat zbresin në 32 °C, zonat ku do

Stuhia që ka përfshirë Europën Qendrore do të ndikojë edhe në motin ën vendin tonë. Ndryshe nga shtete si Maqedonia, Serbia dhe Kroacia që do të kenë rrebeshe shiu, në Shqipëri stuhia do të vijë e dobësuar.

Kështu u shpreh për "News 24" sinoptikania Lajda Porja, e cila bëri me dije se e shtuna pritet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore, ndërsa dita e diel në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje do të ketë edhe në qytetet bregdetare si Durrësi dhe Velipoja, ndërsa jugu është më pak i riskuar. Stuhia me origjinë nga ishujt britanik ka sjellë edhe rënnie të temperaturave.

Porja bëri me dije se të dielën do të ketë rënie temperaturash deri në 32 °C, ndërsa në Tiranë termometri nuk do të regjistrojë më shumë se 33 °C në fundjavë.

“Duke parë stuhinë me origjinë në ishujt britanik, që ka përfshirë Europën Qendrore, kjo stuhi e quajtur në shkallën e uraganeve, po sjell përkeqësim të motit. Pritet që stuhia të zhvendoset drejt alpeve, dhe tek ne vjen e dobësuar.

Do të ketë më tepër rrebeshe shiu, në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci. Moti paraqitet me vranësira. E shtuna parashikohet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore. Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit.

Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut. Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar. Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë", tha Porja.

 

Të fundit