Flash News

E-TJERA

Moti/ Pasdite shtohen vranësirat, ku priten reshje shiu

Moti/ Pasdite shtohen vranësirat, ku priten reshje shiu

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të karakterizojnë motin në pjesën e parë të kësaj të premteje.

Pasditja pritet të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të dendura do të jenë në zonat veriore të Shqipërisë, duke rrezikuar reshje te izoluara shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi jugor - jugperëndimor, ndërsa në brigjet detare do të krijohet dallgë 3 ballë.

Të fundit