Flash News

E-TJERA

Moti për ditët në vijim/ Dhjetori sjell dimrin, reshje shiu dhe bore

Moti për ditët në vijim/ Dhjetori sjell dimrin, reshje shiu dhe

Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë një parashikim të motit për këtë javë, e cila nisur me reshje shiu në të gjithë vendin. SHMU bën me dije se sot dhe nesër do të mbizotërojnë kushtet e pa paqëndrueshme atmosferike.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonat malore do të jenë në formën e dëborës. Mesditën e së martës, reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten gradualisht në pjesën më të madhe të vendit, duke mbetur prezente deri në orët e mbrëmjes në jug.

Për të mërkurën, Shërbimi Meterologjik Ushtarak parashikon mot të qendrueshëm, por të ftohtë, kryesisht në orët e mëngjesit.

Ditën e enjte dhe të premte do të rikthehen masat ajrore të paqëndrushme dhe reshjet e shiut, të cilat do të kenë intensitet më të lartë përgjatë vijës bregdetare.

Në fushën termike deri ditën e merkurë temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale, më e ndjeshme ditën e parë të muajit dhjetor.

Të fundit