Flash News

E-TJERA

Motori përplas turisten në Berat, përfundon në spital bashkë me drejtuesin e mjetit

Motori përplas turisten në Berat, përfundon në spital

Një aksident u shënua pasditen e sotme në qendër të qytetit të Beratit, tek ‘Ura e Varur’.

Një turiste nga Nepali u përplas nga një motor me targa BP 293, teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar edhe nga disa turistë të tjerë.

Përplasja ka qenë e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit, E.Z, 20-vjeç janë përplasur në asfalt.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

 

Të fundit