Flash News

E-TJERA

Moti/ "Shirat marrin fund të dielën", meterologia tregon se çfarë pritet në fund të majit

Moti/ "Shirat marrin fund të dielën", meterologia tregon se
Foto ilustruese

Prej disa ditësh në vendin tonë kanë mbiztorëuar vranësirat dhe shirat e izoluar. Meteorologia, Adiola Bani tha se reshjeve do t'iu vijë fundi të dielën, për t'i lënë vendin një javë me kthjellim. Ajo tha për "Report Tv" se gjatë fundit të maji, do të rikthehen temperaturat tipike të stinës së verës.

"Fillimi i javës, gjatë ditës së hënë dhe të martë kryesisht kthjellime, vranësirat do jenë shumë pak prezente, ku shi pritet vetëm në zonat veriore, presim rritje të temperaturave me 2 gradë. Maji na rikthen në temperatura të larta, tipike të verës, të paktën pas datës 20 maj priten temperatura deri në 30 gradë celsius", tha meteorologia.

Të fundit