Flash News

E-TJERA

Moti sot, i kthjellët dhe me temperatura deri në 19°C

Moti sot, i kthjellët dhe me temperatura deri në 19°C

Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët dhe të ngrohtë. 

Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 5 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Të fundit