Flash News

E-TJERA

Moti sot në Shqipëri: Reshje shiu dhe temperatura të ulëta

Moti sot në Shqipëri: Reshje shiu dhe temperatura të ulëta

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të kenë intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në disa zona do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Gjatë ditës, reshjet e shiut do të mbeten të herëpashershme, veçanërisht në veriperëndim, ku pritet të jenë me intensitet më të lartë.


Temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë si më poshtë:

• Në bregdet: 8°C deri në 16°C

• Në zonat e ulëta: 5°C deri në 17°C

• Në zonat malore: 3°C deri në 14°C

Të fundit