Flash News

E-TJERA

Moti sot: Vranësira dhe reshje të përkohshme shiu në disa zona

Moti sot: Vranësira dhe reshje të përkohshme shiu në disa

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë gjithë ditës së sotme.

Sipas parashikimit, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në zonat jugore, si dhe në relievet kodrinore dhe kryesisht malore në lindje të territorit, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas, reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s. Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Të fundit