Flash News

E-TJERA

Moti/ Temperaturat nuk ndryshojnë, pritet shtim i vranësirave

Moti/ Temperaturat nuk ndryshojnë, pritet shtim i vranësirave

Vranësira të lehta do të mbizotërojnë në vendin tonë përgjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa orët e pasdites do të sjellim shtim të tyre, por pa mundur të gjenerojnë reshje shiu.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e së premtes. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që të luhaten nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Të fundit