Flash News

E-TJERA

Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humb jetën pasagjerja 46-vjeçare në Kuçovë

Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humb jetën

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në fshatin Goraj, Perondi në Kuçovë.

Sipas policisë, 20-vjeçari Leonard Pasho humbi drejtimin e motorit, duke u përplasur me bordurat e rrugës. Për pasojë, humbi jetën nëna, e tij Natasha Pasho, e cila ishte pasagjere në motor.

“Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit