Flash News

E-TJERA

Motori përfundon në kanal, humb jetën 26-vjeçari në Fier

Motori përfundon në kanal, humb jetën 26-vjeçari në
Foto ilustruese

Një i ri ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident në fshatin Kallm i Vogël, në Fier.

Sipas policisë, 26-vjeçari A. B., i cili po udhëtonte me motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, sqaron policia paraprakisht.

 

Të fundit