Flash News

E-TJERA

Motori përplaset me shtyllën e tensionit në Kamzë, humb jetën 30-vjeçari

Motori përplaset me shtyllën e tensionit në Kamzë, humb

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur "Tre fushat", Kamzë. Viktimë ka mbetur një 30-vjeçar me iniciale E. K.

Policia bën me dije se 30-vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni. Si pasojë e përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

"Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur "Tre fushat", shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit