Flash News

E-TJERA

Motori u përplas me makinën, plagosen adoleshentët në Korçë

Motori u përplas me makinën, plagosen adoleshentët në

Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Veliternë, Maliq. Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit