Flash News

E-TJERA

"Motoristi" çon në arrestimin e 7 personave, po transportonin 62 kg drogë nga Vora në Krujë; detaje nga operacioni

"Motoristi" çon në arrestimin e 7 personave, po

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar "Motoristi", që ka çuar në arrestimin e shtatë personave. Këta të fundit po transportonin rreth 62 kg kanabis në momentin që u kapën nga policia.

Të arrestuarit janë: K. C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë.

Policia kishte informacion se personat e mësipërm po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë dhe se dispononin sende të kundërligjshme me vete.

Ata po qarkullonin me 3 mjete të ndryshme, në një prej të cilëve u gjetën rreth 62 kg kanabis, e cila u sekuestrua së bashku me tre mjetet dhe 12 celularë.

Autoritetet po punojnë për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Mbi personat e arrestuar rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Të fundit