Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

Në qershor 2024, Ceno Klosi do të jepte dorëheqjen nga tatimet për t’u ngritur në detyrë si zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës, edhe pse ishte dhe është nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.
Në vend të tij, përkohësisht do të vendosej Elidjana Çelaj, e cila më parë ka punuar në sektorin bankar dhe te posta shqiptare. Por ashtu si ish-Drejtori, edhe për Çelaj ka dyshime për mënyrën se si ka operuar gjatë kohës që ka qenë e punësuar në institucionet publike.
Ish-kryetatimorja ka përfituar një kompani të dhuruar nga Adrian Xhillari, i arrestuar për skandalin e naftës Virgin, e cila ngre dyshime të forta për afera sepse ky nuk është i vetmi rast kur ka dhurime.
Biznesmeni Adrian Xhillari, i njohur si administrator i kompanisë Tea Construction & Petrol sh.a, është një nga emrat më të përfolur në skandalin e njohur të “naftës virgin”, një prej aferave më të mëdha financiare në sektorin e karburanteve në Shqipëri.
Sipas hetimeve të prokurorisë dhe raporteve të mediave, kompania që ai drejtonte dyshohet se ka tregtuar rreth 4.4 milionë litra karburant të papërpunuar, të futur në treg pa paguar taksat dhe akcizat përkatëse.
Në vitin 2018 Xhillari u arrestua në Gjermani pas një urdhri të Interpol Tiranës, ndërsa Prokuroria kërkoi 15 vjet burg për akuzat e “fshehjes së të ardhurave”, “mospagimit të taksave” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Kujtojmë se shtrirja e hetimeve lidhet me kohën kur Xhillari ia ka dhuruar aksionet e veta të kompanisë “ECS Eco Climate Solution” Elidjana Çelajt.
Historia e kësaj kompanie nis me themelimin në 16 tetor 2012 nga Edmond Jaupi, Adrian Xhillari dhe Elidjana Çelaj, ku Çelaj ka kontribuar me kapital 3 mijë 500 euro, Jaupi me 17 mijë 500 euro dhe Xhillari me 14 mijë euro.
Më 14 maj 2013, Xhillari ia dhuron aksionet e veta Elidjana Çelaj dhe në 19 Maj 2014, Edmond Jaupi ia dhuron pjesën e vet Çelajt, e cila bëhet zotëruese e plotë e shoqërisë. Pas disa javësh në 25 korrik 2014, Çelaj ia dhuron mbrapsht vëllait të saj, Edmond Jaupi.
Është e dyshimtë se si palët i kanë dhuruar njëra-tjetrës një kompani që ka asete me vlerë 700 milionë lekë ose 7 milionë euro dhe me xhiro vjetore 2 milionë euro. Por përveç transaksioneve, historia e kompanisë ka lidhje me tenderat dhe aferat publike.
Elidjana Çelaj do të ishte pjesë e postës shqiptare si zv. Drejtoreshë e Përgjithshme me titullar ish-deputetin e Partisë Socialiste Laert Duraj. Gjatë kohës që Duraj ka qenë Drejtor i Përgjithshëm, kompania “ECS Eco Climate Solution” që Çelaj i ka dhuruar vëllait të saj, Edmond Jaupit, ka përfituar tendera nga posta shqiptare, për të cilët ka patur ankesa në Komisionin e Prokurimeve Publike. Sipas “Openprocurement.al”, pjesë e platformës së Open Data Albania këto tendera paraqesin indicie për korrupsion.
Kjo kompani ka fituar dy tendera nga posta shqiptare, të parin “Mirëmbajtje Kondicionerash dhoma e serverave, UPS dhe shërbim 32 baterish” në qershor 2018 me vlerë 4 milionë lekë ose 40 mijë euro dhe të dytin “Rikonstruksion i Zyrave Postare të Filialit Posta Shqiptare sh.a. Tiranë” me ofertë fituese 10.7 milionë lekë ose 107 mijë euro.
Tenderi i fundit ka patur dyshime të forta për korrupsion sepse është skualifikuar kompania me ofertën më të ulët, e cila nxirrte jashtë loje ofertën e “ecs ECO Climate Solution”. Më 10 janar 2019 “Colombo” shpk ka paraqitur ankesë duke pretenduar që është skualifikuar padrejtësisht, por Komisioni i Prokurimit Publik nuk e ka pranuar ankesën nga kompania. Madje kemi konflikt interesi në dukje, pasi vëllai i zv.drejtoreshës së Postës Shqiptare ka lidhur kontratën për tenderin e rikonstruksionit të zyrave, i cili është kundërshtuar te Komisioni i Prokurimeve Publike, gjatë kohës që Çelaj ka qenë në detyrë.
Kompania e vëllait të saj, Edmond Jaupi ka përfituar edhe 590 milionë lekë fonde nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, të dy tendera me ankesa dhe probleme, ku sipas “Openprocurement.al” ka indicie për korrupsion dhe favorizim të fituesit.
Duke analizuar emërimet dhe lidhjet brenda administratës tatimore kupton se interesat private dhe publike ndërthurin një rrjet interesash të padukshme, ku njerëzit që punojnë në të kanë lidhje indirekte financiare. Në rastin konkret e afërmja e Elidjana Çelajt, Klarita Jaupi ia ka shitur aksionet e kompanisë tjetër KPT sh.p.k me vlerë totale 135 mijë euro Laert Durajt dhe Hysni Xhuraj.
Shitja e aksioneve ngre dyshime të forta për afera sepse në vitin 2015 kompania “KPT” sh.p.k ka dalë me humbje, ashtu si do të dilte dhe në vitin 2016 ndërkohë që aksionet janë shitur brenda muajit tetor. Pra, ish-Drejtori i Postës Shqiptare Duraj dhe Edmond Jaupi kanë patur njohje me njëri-tjetrin duke ekspozuar një konflikt të mundshëm interesi, aq më pak që ish-deputeti socialist Duraj i ka blerë aksionet e një kompanie të falimentuar me vlerë shumë të lartë.
Por në administratën tatimore, një nga personat brenda kupolës drejtuese të Tatimeve, Estela Duraj, është e afërmja e Laert Duraj.
KLSH: Administrata tatimore plot me shkelje dhe probleme
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nxjerr në pah një tablo të gjerë shkeljesh administrative, neglizhencash të përsëritura dhe mungesë përgjegjësie institucionale. Auditimi evidenton një sërë problematikash të rënda që lidhen me mënyrën se si funksionon administrata tatimore në praktikë.
Auditi vëren se procedurat e kontrollit tatimor janë jashtë afateve ligjore. Hetimet tatimore zgjasin me muaj e vite përtej kufirit gjashtëmujor të parashikuar nga manuali i brendshëm, duke krijuar një stok të madh dosjesh të pezulluara që shkon deri te 805 kontrolle të mbetura në proces nga viti 2017. Kjo situatë tregon mungesë të plotë koordinimi midis drejtorive të riskut dhe atyre të kontrollit, si dhe mungesë transparence në përzgjedhjen e subjekteve që kontrollohen.
Një tjetër shkelje e rëndë është keqmenaxhimi i burimeve njerëzore dhe neglizhimi i rekomandimeve të mëparshme të auditimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se një numër i madh rekomandimesh nga auditime të kaluara nuk janë zbatuar, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka ndërmarrë asnjë masë për personave që kanë shkelur ligjin. Madje, struktura e disa drejtorive nuk përputhet me atë të miratuar nga qeveria, me pozicione të pambushura dhe sektorë që funksionojnë nën kapacitet.
Sipas ish drejtorit të auditit te tatimet av. Doku, gjatë periudhave që ishin fushatat zgjedhore, janë rekrutuar punonjës pa kontrata pune dhe pa dhënë provimin në departamentin e administratës publike.
“Kjo kuptohet që është bërë për fushatë zgjedhore”, tha avokati Doku.
Avokati shton më tej se në kohën që ka qenë drejtor auditi te Tatimet, ka dëgjuar se janë goditur shumë biznese, që nuk i shkonin për shtat qeverisë.
“Gjetjet që ka evidentuar Kontrolli i Lartë i Shtetit sipas mendimit tim janë të sakta”, konfirmon për “Vetting” avokati Doku.
Auditi evidenton gjithashtu probleme serioze me menaxhimin e aseteve publike dhe inventarizimin, ku materiale e pajisje nuk janë dorëzuar nga ish-punonjës, ndërsa procesi i kalimit të aseteve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka mbetur pezull. Kjo ka çuar në mungesë gjurmueshmërie për pasurinë publike në përdorim nga administrata tatimore.
Në fushën e kontrollit tatimor, auditi ka zbuluar se rreth 20 % e kontrolleve përfundohen pa asnjë rezultat konkret, duke ngritur dyshime për efektivitetin real të punës në terren dhe për mënyrën si përzgjidhen subjektet që kontrollohen.
Një tjetër gjetje shqetësuese është raportimi financiar i pasaktë, ku gjobat dhe penalitetet përfshihen si të ardhura nga kontributet shoqërore apo sigurimet shëndetësore, në kundërshtim me udhëzimet ligjore. Kjo krijon një pasqyrë të shtrembëruar të bilancit financiar të Drejtorisë së Tatimeve.
Në raport përshkruhet një administratë tatimore e ngarkuar me burokraci, pa standarde të unifikuara, me mungesë kontrolli të brendshëm dhe me përgjegjësi që nuk mbahen. Raporti ngre shqetësimin se këto shkelje nuk janë të rralla, por sistematike, një simptomë e një strukture që funksionon më shumë për të prodhuar shifra sesa për të garantuar ligjshmëri dhe transparencë në mbledhjen e tatimeve./ BW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38