Flash News

E-TJERA

Mourinho është trajneri më i pasur, shifra marramendëse që ka fituar gjatë viteve

Mourinho është trajneri më i pasur, shifra marramendëse

Jose Mourinho ështrë pa dyshim trajneri më i pasur gjatë karrierës së tij deri tani.

Ai ka fituar në total 80.9 milionë euro si dëmshpërblim pas ndarjes me klubet që ka udhëhequr.  

Një studim nga Megadice ka zbuluar shumat marramendëse të parave që trajneri portugez i ka fituar gjatë viteve.

Sipas kalkulimeve të tyre, Mourinho pritet që të marrë rreth 3.7 milionë euro nga Roma, duke e çuar në 80.9 milionë euro shumën e parave që ka fituar ndër vite.

Kjo sidoqoftë ishte shuma më e vogël që Mourinho kishte përfituar. Siç shton raporti, ai ka fituar 18 milionë euro kur ishte shkarkuar nga Chelsea në vitin 2007 dhe 8.3 milionë euro të tjera kur ai u shkarkua nga “Blutë e Londrës” për herë të dytë në vitin 2015.

Manchester United besohet se e kanë paguar atë rreth 19 milionë euro kur e shkarkuan në dhjetor të vitit 2018, teksa kishte më pak se një vit kur i ofruan kontratë të re.

Tottenham ndërkohë thuhet se e kanë paguar Mourinhon 15 milionë euro kur ndanë rrugët në prill të vitit 2021, vetëm 18 muaj pasi e punësuan.

Ndërkaq Real Madridi, thuhet se i dhuruan Mourinhon 17 milionë euro për t’u larguar në vitin 2013.

 

 

Të fundit