Flash News

E-TJERA

Mourinho mesazh shqiptarëve: Do ishte bukur nëse Kumbulla ngre kupën në Tiranë

Mourinho mesazh shqiptarëve: Do ishte bukur nëse Kumbulla ngre

Trajneri i Romës, José Mourinho ka dhënë një mesazh për tifozët shqiptarë tre ditë para finales së madhe, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ai u kërkon tifozëve shqiptarë të bëjnë tifo për Romën, skuadrën ku bën pjesë lojtari shqiptar Marash Kumbulla, duke shtuar  se do të ishte bukur nëse Kumbulla ngre kupën në finalen e madhe.

“Finalja në Shqipëri për ne është kënaqësi, është kënaqësi për mua. Një kënaqësi dyfish. Kënaqësi që luaj në finale dhe kënaqësi që shkoj për herë të parë në një shtet të Europës ku nuk kam luajtur kurrë. Kënaqësi sepse kam edhe ndonjë mik në Tiranë. Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi.

Ajo që pres nga tifozët shqiptarë është që me Kumbullën, ai është e vetmja pikë lidhëse e Shqipërisë me finale. Ata duhet të jenë nga kjo anë. Dhe natyrisht do të jetë bukur nëse Kumbulla ngre kupën”, shprehet ai.

Të fundit