Flash News

E-TJERA

Mourinho përpara finales së Conference League: Nëse fiton Roma, fiton edhe një shqiptar

Mourinho përpara finales së Conference League: Nëse fiton Roma,

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka mbajtur një konferencën për shtyp një ditë para finales së Conference League ndaj Feyenoord, që do të zhvillohet të mërkurën (21:00) në “Air Albania”.  Ai tha se është shumë i lumtur që kjo finale po zhvillohet në Shqipëri dhe do të bëjë të pamundurën për të shkruar historinë.

Po ashtu, Mourinho u shpreh se në ekipin e Romës është edhe një një lojtar shqiptar, Marash Kumbulla dhe sipas tij nëse ekipi italian fiton kupën, atëherë kjo ëhstë një fitore edhe për shqiptarët.

“Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm.

Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz”, tha Mourinho.

Të fundit