Flash News

E-TJERA

Mposht Manchester City-n, Arsenali fiton Superkupën e Anglisë

Mposht Manchester City-n, Arsenali fiton Superkupën e Anglisë

Arsenali mposhti Manchester City-n me penallti dhe u bë fituesi i Superkupës së Anglisë.

Në minutën e 77-të, Cole Palmer hapi rezultatin, por në minutën e 11-të të kohës së shtuar të pjesës së dytë, Leandro Trossard barazoi rezultatin.

Në gjuajtjen e penalltive, lojtarët e Arsenalit i shënuan të gjitha penalltitë pa gabime. Martin Odegaard, Leandro Trossard, Bukayo Saka dhe Fábio Vieira i kthyen me sukses goditjet nga pika.

Nga ana tjetër, City arriti të shënonte vetëm me anë të Bernardo Silvës, pasi Kevin De Bruyne dhe Rodri Hernandez humbën penalltinë.

Të fundit