Flash News

E-TJERA

MSH: Humb jetën një 77-vjeçar nga Tirana nga Covid-19, 21 raste të reja

MSH: Humb jetën një 77-vjeçar nga Tirana nga Covid-19, 21 raste

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit bën me dije se janë kryer 2,807 testime dhe janë shënuar 21 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2807 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç”, njofton MSH.  

Të fundit