All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"The Economist" hedh poshtë shifrat e ministrisë: Në Shqipëri janë regjistruar 12-15 mijë viktima nga Covid-19

All - Paragraf - 1

"The Economist" hedh poshtë shifrat e ministrisë: Në

"The Economist” ka nxjerrë një raport për viktimat nga Covid-19 në të gjithë botën. Shifrat e nxjerra nga "The Economist" janë shumë më të larta se ato që janë raportuar zyrtarisht.

All - Paragraf - 3

Kjo nuk është hera e parë që pretendohet se numri i jetëve të humbura është më i lartë se çfarë raportojnë shtetet. Pas përpunimit të të dhënave nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, “The Economist” ka dalë në përfundimin se numri real i viktimave nga pandemia në të gjithë globin nuk është 5.5 milionë, por rreth 19.1 milion.

Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet. Sa i përket Shqipërisë, “The Economist” thotë se numri real i jetëve të humbura për shkak të pandemisë varion mes 12 mijë dhe 15 mijë personave.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë raporton se që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 3,247 viktima.

"The Economist" hedh poshtë shifrat e ministrisë: Në

Të fundit