Flash News

E-TJERA

"Mu errësuan sytë kur goditi vajzën", zbardhet dëshmia e 74-vjeçarit që goditi me thikë për vdekje djalin

"Mu errësuan sytë kur goditi vajzën", zbardhet

Është zbardhur dëshmia e Hekuran Gjonit, 74-vjeçari, i cili goditi për vdekje djalin e tij, Asim Gjoni, 37 vjeç.

Hekuran Gjoni është shprehur se 37-vjeçari e tallte shpesh dhe natën e ngjarjes, Asimi ka goditur të motrën, moment që sipas 74-vjeçarit, e ka shtyre të godiste të birin.

“Djali im Asimi më tallet prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova i ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali i ngrit dhe ai dhe më qëlloi ku unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime ku i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe i ngrita mora thikën dhe e godita djalin“, është shprehur autori i ngjarjes së rëndë.

Të fundit