Flash News

E-TJERA

Muaji i Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, ambasada amerikane në Tiranë ndriçohet rozë

Muaji i Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, ambasada

Ambasada amerikane në Tiranë është ndriçuar rozë në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit të Kancerit të gjirit për të gjitha gratë dhe vajzat.

Në një njoftim në Facebook, ambasada e vendos theksin mbi rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si të kapin në dhe të diagnostikojnë në kohë kancerin e gjirit. “Mbroni veten, bëni mamografinë!,” është mesazhi i përcjellë nga ambasada për të gjitha femrat.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është ndriçuar rozë në nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët dhe të jetojnë jetë të shëndetshme. Në Shqipëri, më shumë se 700 gra diagnostikohen me kancerin e gjirit çdo vit dhe një e treta e tyre humbasin jetën. Zbulimi i hershëm bën ndryshim shumë të madh në trajtim dhe mbijetesë. Mbroni veten, bëni mamografinë!,” shkruan ambasada.

Të fundit