Flash News

E-TJERA

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Mundësi që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Mundësi që Zoti na ka

Kryetari i Komunitetit Shqiptar Mysliman, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë të cilët nisin nesër muajin e Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit agjërojnë.

Spahiu tha se ky muaj konsiderohet si muaji i pastrimit të shpirtit dhe trupit, muaj adhurimi përmes së cilit njeriu arrin kënaqësinë e Zotit dhe e begaton veten me mirësi.

"Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë!

Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botërave që na mundësoi të arrijmë muajin e Ramazanit.

Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin.

Ramazani nuk është muaj diete por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen.

Në Kur’an dhe në hadithet e Profetit (a.s.) Ramazani përshkruhet si një prej mirësive më të mëdha, pas namazit që Zoti na ka dhënë ne.

Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë.

Zoti (xh.sh.) thotë në Kuran: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

Ajeti në fjalë tregon qartë se agjërimi synon të formojë një personalitet të kompletuar tek besimtari", tha kreu i KMSH.

Të fundit