Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
"Mund të jetë larguar pas atentatit", dyshime për një person të tretë në makinë me Licin dhe Bushatin
Një person i tretë dyshohet se ka qenë brenda makinës Mercedes së viktimave Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në momentin e atentatit.
Kjo pistë është ngritur pasi zbulimit të tre armëve zjarri brenda automjetit, duke sugjeruar se në makinë mund të ketë qenë një individ tjetër.
Ky person i tretë dyshohet se ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes. Aktualisht, nuk dihet nëse ai ka pësuar lëndime gjatë sulmit.
Grupi hetimor ka marrë mostra gjaku nga mjeti, me qëllimin për të konfirmuar nëse ato i përkasin një personi të tretë apo vetëm dy viktimave, 23-vjeçarit Lici dhe 32-vjeçarit Bushati.
Përveç armëve, brenda makinës janë gjetur gjithashtu gëzhoja armësh, që sugjeron se viktimat kanë reaguar me armë ndaj atentatorëve gjatë incidentit. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.