Flash News

E-TJERA

Mund të jetë shefi i ri i opozitës? Imami: "Grupi për PD-në" do bëjë gati kandidatin për kreun e PD

Mund të jetë shefi i ri i opozitës? Imami: "Grupi për

'“Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.' Kështu ka deklaruar Arben Imami, teksa është pyetur se a mund të jetë ai shefi i ri i opozitës.

Sipas Imamit, një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot.

“Politika është arti i bashkëjetesës. Këtu flasim si mund të bashkëjetojmë në një parti. A do të ndërmarrim një akt që kjo parti të shkojë nga e ardhmja? A mund të sillemi si njerëz normal, që të ketë sukses? Nga pikëpamja e veprimit, ky është një veprim i thjeshtë politik. Ka një traditë në PD, nuk duam të iluminojmë njeri, si mundet mbi këto gjëra që dimë mbi këto vend të jetojmë së bashku dhe të prodhojmë më të mirë? Nëse nuk reformohet PD, e ardhmja e vendit do jetë më e keqe. Ky sistem nuk prodhon dot më balanca nëse nuk ka opozitë. Kur mungon balanca në demokraci, e cila bëhet nga opozita, shumica është e pakontrolluar. Kjo është e rëndë, kjo duhet kapërcyer.

Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, tha Imami.

Të fundit