Flash News

E-TJERA

“Mund të lëndonin familjen”, u kap në “shtëpi bari”, burg për të riun shqiptar në Britani

“Mund të lëndonin familjen”, u kap në

Ismail Tota , 22-vjeçari shqiptar është dënuar me 7 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi në Britani.

Mediat e huaja shkruajnë se Tota ishte rekrutuar nga dy shqiptarë të tjerë. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 63 bimë kanabisi me vlerë mbi 256 mijë paund.

Gjatë seancës gjyqësore Tota u shpreh se kishte borxhe.

U kisha para borxh dhe u kërcënova nga dy burra se mund të lëndonin familjen time në Shqipëri. Para katër javësh kam ardhur në Britani dhe nuk kisha ku qëndroja. Nuk e dija që ishte drogë, më thanë vetëm që do ujisja bimët”.

Mediet e huaja shkruajnë se i riu ishte viktimë e mundshme e skllavërisë moderne dhe u dënua me 7 muaj burg, ku më pas do dëbohet për në Shqipëri.

Të fundit