Flash News

E-TJERA

"Mund të ofroj ndershmërinë time", Kadilli: Gara është asimetrike. Basha superior në mjete, unë në moral

"Mund të ofroj ndershmërinë time", Kadilli: Gara
Fatbardh Kadilli

Kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli tha se gara për zgjedhjet në pari është asimetrike. Duke theksuar se nga ana e mjeteve, kryedemokrati Lulzim Basha është më superior, Kadilli u shpreh se sa i përket moralit, ai kryeson mbi Bashën.

“Di thelbin e kësaj gare. Kjo garë i drejtohet anëtarit të Partisë Demokratike. Elita politike nuk e vuan opozitën, por e vuan anëtari i thjeshtë. Ai e ka shtetin përballë, ne jemi njerëzit publikë ne na hapën dyert, nuk vuan zoti Basha. Gara është asimetrike, në asimetrinë e mjeteve ai është superior, por në asimetrinë morale jam shumë më tepër superior”, tha Kadilli për "Abc news".

Ky i fundit u shpreh se ndryshon nga Basha, pasi ofron karakter dhe jo karrige. Ai shtoi se është nevoja që partia të jetë më e madhe se kryetari. Kadilli theksoi se nuk do të zhgënjenjë qytetarët dhe se do ta mobilizojë energjinë e çdo individi politik.

“Unë ofroj karakter dhe kryetari duhet të jetë karakteri dhe jo karrigia. Ky është dallimi i madh dhe mbi këtë dallim unë ndërtoj projektin e ri të PD. Pra duhet një parti më e madhe se kryetari. Duhet të mobilizoj çdo energji të individit politik, së pari brenda Partisë Demokratike. Qytetari sot do të dëgjojë nëse është pjesë e kësaj qeverisje.

Qytetari duhet të jetë i që vjen në pushtet. Defekti më i madh i Bashës ishte se thotë se do të vijë unë në pushtet. Unë jap besim me duar të pastra. Unë di si komunikohet me qytetarin. Nuk jam bërë kurrë pis dhe mund t’i ofroj çdo qytetari ndershmërinë time si kartën time morale. Lulzim Basha zhgënjente këdo, unë nuk do të zhgënjej njeri”, u shpreh ai.

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kreun e ri të PD. Emrat e kandidatëve do të pranohen deri më 22 maj. Deri më tani kandidatët që garojnë për kreun e PD-së, janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Të fundit