Flash News

E-TJERA

Mundi t'i shpëtonte ferrit të 'Al Holit' pa të motrën, Endri Dumani rrëfen jetesën në kamp: Kam parë luftën kur vrisnin njerëzit, mësonim arabisht dhe Kuranin

Mundi t'i shpëtonte ferrit të 'Al Holit' pa të
Endri Dumani

Endri Dumani është një nga 5 personat që mundi të riatdhesohej pak ditë më parë, duke i shpëtuar ferrit të ‘Al-Holit’. Në një intervistë për Top Channel, i mituri ka treguar për jetën në kamp dhe mënyrën se si e kishte përjetuar atë.

12-vjeçari rrëfeu se kishte parë luftën dhe njerëz që vriteshin, dhe se në kamp mësonin arabisht dhe Kuranin. Endri Dumani ndodhej në Siri së bashku me motrën e tij, Eva Dumanin, por që ajo nuk mundi të kthehej.

Kujtojmë se, pak ditë më parë nga Siria së bashku me Endri Dumanin u riatdhesuan edhe Floresha Rasha me 3 fëmijët e saj.

Pjesë nga intervista:

Endri Dumani: Mësonim arabisht, na mësonin Kuranin. Shqip flisja me motrën, nënën dhe gjithë shqiptarët e tjerë. Kam lënë shumë pak shokë shqiptarë pas

Veliu: E ke parë luftën?

Endri Dumani: Po e kam parë, vrisnin njerëzit.

Veliu: Të dukej gjë e mirë?

Endri Dumani: As e keqe as e mirë. Më trembte pak. Babai nuk më thoshtë që gjë për luftën. Vetëm ikte dhe vinte.

Veliu: Ti pse luteshe?

Endri Dumani: Që të bashkohesha me familjen time në Shqipëri.

Të fundit