Flash News

E-TJERA

Mungesa e sigurisë dhe kushteve në punë, infermierët paralajmërojnë protestë: Shteti nuk shqetësohet!

Mungesa e sigurisë dhe kushteve në punë, infermierët

Infermierët kanë paralajmëruar protestë për shkak të mungesës së sigurisë dhe kushteve të punës.

Nisur nga dhunimi i dy infermiereve pak ditë më parë në Spitalin Pediatrik në Tiranë dhe nga mos një mosreagim të institucione për këtë ngjarje sipas tyre, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka njoftuar protesta.

Përmes një deklarate, bluzat e bardha thonë se dhuna është rast i përsëritur, që ndodh në të gjitha spitalet e vendit.

“Një fenomen i përsëritur shpesh në çdo kohe ,dhe që nuk mungoj as në kohen e pandemisë. Një fenomen që ndodh në forma të ndryshme jo vetëm në Tiranë por në çdo spital në Shqipëri.

E çuditshme është fakti që nuk shqetësohen as për largimin masiv të infermierëve që ndodh çdo ditë duke shkaktuar mungesë personeli në shumë spitale dhe qendra shëndetësore sërish dhuna nuk ndalet ndaj bluzave të bardha e sidomos ndaj Infermierëve duke qenë se janë kontakti i parë me pacientët”, thuhet në deklaratë.

Infermierët ndalen edhe te problematikat aktuale, si fluksi me të cilën përballen për shkak të largimit masiv të bluzave të bardha nga vendit.

“Fajtorë të këtyre ngjarjeve nuk janë infermierët por janë mungesat e shumta që ndodhin në institucionet shëndetësore në vend si: Mungese e theksuar stafi duke mbingarkuar personelin që punon i cili nuk përballon fluksin e shtuar të pacientëve, mungesa e theksuar e mjekeve specialist ku në shumicën e rasteve shërbimet mbulohen nga mjeke specializant të rinj pa eksperience e ku në shumicën e rasteve dhe jo profesionist, mungesat e theksuara të medikamenteve apo shërbimeve, ku prej vitesh sidomos në QSUT shërbimi i Pediatrisë pas orës 16:00 shërbimet për eko, grafi dhe analiza duhet t’i marrin tek spitali i Urgjencës Polivalente apo siç njihet ndryshe Spitali i Sëmundjeve të Brendshme, mungesë e theksuar e mendikaneteve të ndryshme edhe ato baze për të cilat familjarët detyrohen t’i blejnë neper farmacitë e ndryshme që ndodhen rreth QSUT”, thuhet më tej në deklaratë.

 

Të fundit