Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare

Shoqëria shqiptare u skandalizua në korrik të vitit 2025, kur në media u publikua lajmi se një magazinë ushqimore në Vorë falsifikonte datat e skadencës të një sërë produktesh, duke përfshirë ushqime, kroasantë, fruta etj., për t’i shitur më pas në pikat e shumicës e të pakicës. Kjo lloj praktike tregtare, përveçse e papërgjegjshme dhe në cenim të sigurisë së konsumatorit e publikut shqiptar, përbën vepër penale, duke shkelur nenin 288 të Kodit Penal, si dhe ligjin nr. 9683 “Për ushqimin”.
Në fakt, është lajm i mirë që pronarët e kësaj magazine përfunduan prapa hekurave dhe u përballën me akuza si “shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “punësimi i paligjshëm” dhe “importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, por ndryshimi strukturor i nevojshëm për parandalimin e ngjarjeve të tilla ende mungon. Problemet strukturore në raport me sigurinë ushqimore shtrihen në tre plane: në planin kulturor, shoqëror dhe atë institucional ose politik. Në këtë artikull do t’i shtjelloj arsyet e rrethanat e këtyre problemeve strukturore, së bashku me recetat për zgjidhjen e tyre.
Së pari, në Shqipëri mungon ende kultura e përgjegjshmërisë në konsum e tregtim, apo edhe ajo e ndërgjegjësimit për sigurinë ushqimore dhe rreziqet që i kanosen kësaj të fundit. Rastet e pikave të vogla të shitjes që shesin produkte mjaft të lira, por pa data skadence, janë të shumta e të shpeshta në qytete të mëdha të vendit si Tirana, Durrësi e Vlora. Në një pjesë të mirë të rasteve, konsumatorët as nuk e kanë ditur që produktet kanë qenë të skaduara, sepse as nuk i kanë parë datat e skadencës.
Ky fenomen shoqëror bazohet te tradita shqiptare “e besës”, ku njohja personale me pronarin e pikës së shumicës barazohet me siguri absolute ushqimore nga ana e konsumatorit, duke anashkaluar nevojën për kontroll të datës së skadencës dhe vlerave ushqimore të produkteve.
Zgjidhja është më e thjeshtë e thënë sesa e bërë: nevojitet një “revolucion arsimor” në raport me ndërgjegjësimin për sigurinë ushqimore. Siguria ushqimore duhet të jetë lëndë e veçantë, e detyrueshme për çdo fëmijë shqiptar në shkollë fillore e të mesme. Gjithashtu, duhen iniciativa të koordinuara nga pushteti ekzekutiv, dhe veçanërisht nga Ministria e Bujqësisë, për ndërgjegjësimin e prodhuesve, magazinave, pikave të shitjes dhe konsumatorëve mbi rëndësinë e sigurisë ushqimore.
Së dyti, “fabrika shoqërore” shqiptare ka probleme të thella në raport me zbatimin e ligjit dhe perceptimin e të mirës publike – të dyja parakushte të çdo shoqërie të shëndetshme.
Si pasojë, ndodhemi në një situatë ku tregtarë të papërgjegjshëm e kriminelë shesin produkte të skaduara me vetëdije, sepse për ta, e për një pjesë jo të vogël të shoqërisë shqiptare, trashja e normave të fitimit dhe interesi vetjak tejkalojnë për nga rëndësia zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e shoqërisë dhe interesin publik. Një shembull tipik i kësaj teze, e fatkeqësisht jo i izoluar, është zbulimi në Prill 2025 nga Autoriteti I Kontrollit Ushqimor (AKU) i mishit me salmonelë, që sipas autoriteteve ishte shitur në 154 biznese.
Zgjidhja për rritjen e ndjeshmërisë në raport me sigurinë ushqimore është e ngjashme me zgjidhjen në planin kulturor, duke ditur që shoqëria dhe kultura ndërthuren në veprimtari e kontekst. Ndryshimi i vetëm është që zgjidhja me impakt në mbarë shoqërinë duhet të përfshijë të gjitha hallkat e saj, duke përfshirë shoqërinë civile, sipërmarrjet private dhe institucionet e arsimit të lartë.
Prandaj, zgjidhja do të duhej të niste nga një plan kombëtar për ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë mbi rëndësinë e interesit publik mbi atë privat. Ky plan kombëtar duhet të përfshijë veprimtari e iniciativa me detyri për institucionet e sipërmarrjes private dhe arsimit të lartë, dhe me objekt sigurinë ushqimore e jo vetëm. Edhe pse kjo recetë e politikës publike mund të duket klishe, është pikënisje e nevojshme për t’i “ndërruar mendjen” këtij kombi që nuk diti kurrë të mendojë më larg se pragu i vet.
Së treti, si një demokraci e paplotë, Shqipëria ka probleme të theksuara me zbatimin e ligjit, cilësinë e qeverisjes dhe funksionimin e institucioneve. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në një studim të fundit, e vlerësoi qeverisjen e Shqipërisë si 64 vite larg standardit të Bashkimit Europian. Kjo largësi reflektohet edhe te siguria ushqimore, e cila lë për të dëshiruar dhe që sigurisht kërkon reagim institucional.
Ky reagim institucional duhet të përfshijë forcimin e kuadrit ligjor ndaj krimeve ushqimore dhe rritjen e efikasitetit e pastërtisë rregullatore.Në kuadër të kësaj të fundit, duhet thënë se AKU perceptohet nga qytetarët dhe bizneset si një institucion i korruptuar, çka çoi në vendimin e Kryeministrit për pezullimin e aktivitetit të saj. Gjasat që ky institucion të mbyllet janë të larta, por sigurisht kjo “zgjidhje” nuk mund të jetë alternativa afatgjatë për rritjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri.
Zgjidhja afatgjatë duhet të përfshijë një reformim të qenësishëm të AKU-së, duke proceduar penalisht punonjësit e korruptuar, duke ndalur praktikat abuzive të punësimit “militantesk” e “dashnoror”, duke ngritur agjenci të reja që do të balancojnë e asistojnë punën e AKU-së, si dhe duke rritur numrin e agjentëve dhe punonjësve për të shtuar aksionet kundër abuzimeve dhe shkeljeve në fushën e sigurisë ushqimore.
Zgjidhja ndaj korrupsionit të agjencive rregullatore nuk mund të jetë shkrirja por reformimi rrënjësor i tyre. Prova në terren e kësaj teze shihet te rasti i fundit i konfiskimit nga Sllovenia i specave shqiptare dhe thirrjeve të autoriteteve sllovene per konsumatorët atje që të mos blihen speca nga Shqipëria. Pavarësisht problematikave, gjasat janë që, nëse AKU nuk do të ishte pezulluar, specat jashtë standardeve do të ishin ndaluar në Shqipëri para nisjes për eksport.
Standardi “Farm to Fork” i sigurisë ushqimore të BE-së, i cili synon sigurinë ushqimore të çdo produkti gjatë gjithë ciklit të prodhimit, duhet të jetë pikësynimi i politikëbërësve shqiptarë për sa i përket sigurisë ushqimore. Arritja e këtij standardi kërkon ndryshim katërcipëror të shoqërisë, kulturës dhe institucioneve shqiptare.Ky ndryshim kërkon vullnet shoqëror e politik mbi të gjitha. Për momentin, pyetjes: “Sa larg BE-së jemi (duke iu referuar Shqipërisë) vallë?”, i përgjigjem me: “Larg. Shumë larg…”/ Ruel Domi, Amfora.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38