Flash News

E-TJERA

Mungesa e ujit ndez protestën/ Thirrje “Poshtë qeveria” në Teatrin “Petro Marko”

Mungesa e ujit ndez protestën/ Thirrje “Poshtë qeveria”

Kaos dhe tensione janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Teatrin “Petro Marko”, ku ishte planifikuar të zhvillohej koncerti gala i festave të fundvitit.

Qytetarë të shumtë kanë hyrë në sallë duke protestuar për mungesën e ujit të pijshëm në qytet.

Me pankarta në duar ku shkruhej “Duam ujë” dhe “Vlora do ujë”, si dhe me thirrje “Poshtë qeveria”, protestuesit kanë ndërprerë zhvillimin e aktivitetit. Në sallë dhe pranë skenës janë parë edhe përfaqësues të së djathtës, si dhe qytetarë mbështetës, të cilët kanë vërshuar drejt ambientit ku do të mbahej mbrëmja gala.

Si pasojë e situatës së krijuar, artistët janë detyruar të largohen nga skena, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga forcat e policisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

 

Të fundit