Flash News

E-TJERA

Mungesa e Veliajt në takimin me kryebashkiakët: Refuzoi ftesën apo u përjashtua nga Rama?

Mungesa e Veliajt në takimin me kryebashkiakët: Refuzoi ftesën

Kreu i socialistëve Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit. Por ajo që ran ë sy ishte mungesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Ky i fundit nuk ishte mes kryebahskiakëve të cilëve Rama u bëri kritika dhe u mbajti fjalime të stërgjata për të ashtuquajturat “suksese” të Rilindjes. Nuk dihet nëse Veliaj ka refuzuar ftesën e Ramës apo nuk është ftuar nga ky i fundit.

Marrëdhënia mes dyshe është ftohur prej kohës aq sa nuk janë parë më bashkë edhe pse kanë qenë pjesëmarrës në evente dhe aktivitete të njëjta.

Opozita e ka denoncuar Veliajn si kreun e organizatës kriminale të Bashkisë së Tiranës, i cili orkestron vjedhjet dhe abuzimet me fondet, siç është rasti i dosjes “5D” që çoi në pranga drejtorët e tij.

Të fundit