Flash News

E-TJERA

Mangësi strategjike/ Shqipëria sërish në ‘listën gri’ të pastrimit të parave, ç’konstaton raporti i FATF

Mangësi strategjike/ Shqipëria sërish në ‘listën

Shqipëria renditet ndër shtetet e vendosura nënë mbikëqyrje për mangësitë në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Një raport i FATF për muajin Qershor, Tas Forca Evropiane për Veprimin Financiar, e klasifikon Shqipërinë në ‘listën gri’, çka do të thotë se vendi ynë ka mangësi strategjike që pengojnë parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Raporti thekson se, kur Shqipëria mori një angazhim për të punuar me FATF dhe MONEYVAL, ka ndërmarrë hapa drejt përmirësimit “duke përfshirë rritjen e fokusit dhe përpjekjeve të autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë për zbatimin e të gjithë masave të sekuestrimit dhe konfiskimit, veçanërisht në lidhje me pasuritë që lidhen me pastrimin e parave nga palët e treta nga profesionistë dhe roje.”

“Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë për zbatimin e planit të saj të veprimit për të adresuar mangësitë e saj strategjike, duke përfshirë: (1) sigurimin e një kuadri ligjor të përshtatshëm për shkeljet e detyrimeve të regjistrimit të kompanive dhe OJF-ve dhe zbatimin e sanksioneve proporcionale dhe bindëse; dhe (2) rritja e numrit të ndjekjeve penale për pastrim parash, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra penale të huaja”, thuhet më tej nga FATF.

Pjesë e ‘listës gri’ të klasifikuara si vende me mangësi strategjike janë:

• Shqipëria

• Barbados

• Burkina Faso

• Kamboxhia

• Ishujt Kajman

• Gjibraltarit

• Haiti

• Xhamajka

• Jordania

• Mali

• Maroku

• Mianmar

• Nikaragua

• Pakistani

• Panamaja

• Filipinet

• Senegali

• Sudani i Jugut

• Siria

• Turqia

• Uganda

• Emiratet e Bashkuara Arabe

• Jemeni

Përjashtim bën Malta, e cila është hequr nga lista e vendeve që kanë nevojë për monitorim të shtuar në luftën kundër pastrimit të parave.

Të fundit